Politika e Privatësisë
Ne në Ezan Radio e vlerësojmë dhe e respektojmë maksimalisht privatësinë tuaj. Jemi të përkushtuar për të mbrojtur çdo informacion personal që mund të mblidhet kur vizitoni faqen tonë, gjithmonë në përputhje me parimet islame dhe rregulloret e mbrojtjes së të dhënave.
Çfarë të dhënash mund të mblidhen ?
Kur ju vizitoni faqen tonë, ne nuk kërkojmë as nuk ruajmë të dhëna personale, si emri juaj, emaili, numri i telefonit etj., përveç nëse ju vetë vendosni t’i ndani me ne (p.sh. nëpërmjet formularit të kontaktit).
Si përdorim cookies ?
Ne përdorim cookies – skedarë të vegjël që ruhen në pajisjen tuaj – vetëm për qëllime teknike dhe analitike, për shembull:
Për të përmirësuar përvojën tuaj të navigimit në faqe
Për të kuptuar se cilat faqe vizitohen më shumë, në mënyrë që të përmirësojmë përmbajtjen
Ju mund t’i kontrolloni apo t’i fshini cookies në çdo kohë përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj.
A i ndajmë informacionet me palë të treta ?
Jo ! Të gjitha informacionet që mund të mbledhim nuk ndahen, nuk shiten dhe nuk shpërndahen me palë të treta. Ne nuk bashkëpunojmë me asnjë kompani që përdor të dhënat tuaja për marketing ose qëllime të tjera komerciale.
Pëlqimi juaj
Duke vazhduar të përdorni këtë faqe, ju pajtoheni me këtë politikë të privatësisë dhe mënyrën sesi i trajtojmë informacionet që lidhen me vizitën tuaj.
Kontakt
Për çdo pyetje, shqetësim apo kërkesë në lidhje me privatësinë tuaj, ju lutemi na shkruani në:
📧 info@ezanradio.com
Radioja jonë transmeton 24/24 dhe 7/7
Infos
info@ezanradio.com
©2025. All rights reserved - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Ezan Radio